Raporti Botëror i 2018: Shqipëria rruga më e zakonshme e trafikimit të kanabisit, edhe në hartën e heroinës

Shqipëria do duhet të paraqitet sërish në dyert e Bashkimit Europian në qershor të 2019-ës për të kërkuar hapjen e negociatave sepse këtë vit ky proces dështoi për shumë arsye, përfshi luftën e munguar kundër krimit dhe korrupsionit.

Kryeministri Edi Rama, qeveria e të cilit mban përgjegjësinë për këtë dështim, e ka nxjerrë inatin e negociatave te refugjatët që ndodhen aktualisht në Europë.

Në një prononcim për median gjermane ‘Bild’, Rama ka deklaruar se Shqipëria “nuk do të pranojë kurrë kampe refugjatësh nga BE.”

Kryeministri ka ashpërsuar gjuhën kur është shprehur se strehimi në Shqipëri i refugjatëve do të thotë “të depozitosh diku njerëz të dëshpëruar si mbetje toksike që nuk i do askush.” Ai ka shtuar se pala shqiptare është e gatshme të ndihmojë disi në barrën evropiane, por kjo nuk do të thotë se vendi do të mbajë problemet e të gjithë BE-së.

“Asnjë vend nuk mund ta përballojë krizën aktuale të refugjatëve”,  ka thënë Rama, “është një zgjidhje e rrezikshme ta bësh Shqipërinë moçal për refugjatët e Evropës”.

Sa i përket mundësisë që vendi ynë të pranonte refugjatët në këmbim të hapjes së negociatave, Rama ka theksuar se nuk ka menduar kurrë të bëjë një “gjest heroik” për të marrë negociatat si një “gjest mirënjohje”.

Ky është qëndrimi më i ashpër dhe i prerë që kryeministri Rama mban për çështjen e refugjatëve, ndonëse diskutimet kanë qenë të shumta javët e fundit. Kjo ashpërsi e kryeministrit vjen pa mbushur ende 24 orë nga vendimi i Brukselit për të mos hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne