Raporti i policisë turke: FETO kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

FETO si një organizatë terroriste e gjeneratës së re kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, theksoi një raport i përgatitur nga Akademia e Policisë së Turqisë i titulluar “FETO si një kërcënim ndërkombëtar”, transmeton Anadolu Agency.

Në raport, në të cilin janë përfshirë analiza të detajuara rreth marrëdhënieve të organizatës me shërbimet e huaja të inteligjencës dhe aktivitetet e saj në vendet e ndryshme të botës, renditen informacione mbi historikun e grupit terrorist, veçoritë themelore dhe synimet, strukturimet në media dhe në arsim, si dhe strukturimet e saj në SHBA, Evropë, Ballkan, Lindja e Mesme, Afrikë, Rusi, Azinë Qendrore dhe në Kaukaz.

– FETO, “organizatë terroriste e gjeneratës së re”

Më tej në raport është theksuar se grupi është “një organizatë terroriste e gjeneratës së re” e cila përveç kërcënimit ndaj Turqisë, me ndikimet rajonale dhe globale, ndikon në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe ka potencialin për të kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Nxjerrja në dritë e strukturimit ndërkombëtar të organizatës, thuhet në raport, nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin e sigurisë kombëtare të Turqisë, por edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë aktualisht qendra e operacioneve mbarëbotërore të organizatës, sqarohet më tej në raport, ndërsa theksohet se edhe vendet e Bashkimi Evropian (BE) janë në mesin e vendeve ku FETO është e organizuar në mënyrë të fuqishme dhe se lufta e efektive ndaj saj mund të jetë e suksesshme vetëm nëse zhvillohet në karakter ndërkombëtar, për arsye se FETO është një organizatë ndërkombëtare terroriste.

– Organizimi i grupit i ngjan organizatave etnike terroriste

Gjithashtu, në raportin për organizatën terroriste FETO marrin pjesë informacione rreth formimit dhe strukturës së saj, në të cilën thuhet se në rast se shqyrtohet struktura klandestine dhe celulare e saj, mund të vërehen ngjashmëri me organizatat majtiste, etnike terroriste.

“Organizata, e cila nuk mund të eliminojë caqet e saj me aktivitete politike, ligjore dhe të shoqërisë civile, të cilat shfaqen si legale, eliminon me mënyra të ndryshme, si vrasje dhe kërcënim”, thuhet në raport.

Raporti thekson se qëllimi i grupit terrorist është që pasi që ta marrë kontrollin e shtetit, të menaxhojë fuqinë ekonomike, shoqërore dhe politike në drejtim të ideologjisë së saj. Ndër të tjera, në raport potencohet se organizata terroriste derisa është infiltruar në institucionet shtetërore, i është dhënë prioritet ushtrisë, policisë, inteligjencës dhe gjykatës, ku duke formuar strukturë klandestine, ka përforcuar strukturën e saj arsimore dhe mediatike me anë të të ardhurave të fituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas raportit, marrëdhënia e grupit terrorist me median ka një strukturë shumë unike që tejkalon lidhjen e një organizate të zakonshme terroriste me median.

– Shkolla dhe shoqata të fshehura jashtë Turqisë

Në punimin në fjalë, ku theksohet se organizata përveç medias i kushton rëndësi të madhe edhe arsimit, tërhiqet vëmendja se FETO është një organizatë terroriste e ndërtuar mbi arsim dhe se arsimin e përdorin si një mjet. Gjithashtu, është potencuar se organizata është duke ndjekur një strategji të re në shumë vende të botës, ku shkollat dhe shoqatat e fshehura me të cilat i kryen veprimtari të paligjshme, ua ka transferuar personave lokalë ose perëndimorë për të fshehur veprimtaritë.

Në raport gjithashtu janë renditur shkaqet se pse FETO i jep rëndësi të veçantë arsimit, e cila, siç theksohet, bëhet për të arritur në resurse njerëzore, të fitojë legjitimitet brenda dhe jashtë vendit me aktvivitetet arsimore dhe të fitojë të ardhura nga këto veprimtari.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne