Raporti sekret: Sulmet e Izraelit mbi Siri rrezikuan dy avionë udhëtarësh

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se Izraeli ka kryer sulme ajrore mbi objektivat sirianë, në të njëjtën kohë kur dy avionë udhëtarësh po uleshin në Bejrut dhe Damask, duke vënë në rrezik serioz pasagjerët.

“Ushtria izraelite vuri dy avionë civilë në rrezik të menjëhershëm”, u tha gazetarëve Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

“Aktet provokuese nga forcat ajrore izraelite rrezikuan dy avionë pasagjerësh kur gjashtë nga F-16-të e tyre kryen sulme ajrore në Siri nga hapësira ajrore libaneze. F-16 e IDF-së fluturoi teksa avionët civilë po uleshin në aeroportin e Bejrutit dhe Damaskut. Ushtria siriane nuk zbatoi raketa ajrore dhe pengesa elektronike për të parandaluar një tragjedi dhe lejoi që kontrolli i trafikut ajror të Damaskut të devijonte një nga avionët e pasagjerëve në një aeroport rezervë në Khmeimim. Forcat Ajrore izraelite përdorën deri në 16 avionë luftarakë dhe bomba GBU-39 me lazer, por vetëm dy prej tyre arritën objektivat e tyre. Shumica u kapën nga mbrojtja ajrore e Sirisë”, thuhet në raportin rus.

Dy municione precize goditën një kompleks logjistik 7km larg Damaskut, duke plagosur tre anëtarë të personelit atje. Ndërkohë, deklarata konfirmoi një raport të mëparshëm të agjencisë shtetërore të lajmeve të Sirisë, “SANA”, që u bë publike mbrëmjen kur ndodhën sulmet.

Izraeli nuk ka konfirmuar sulmet, por raportoi se IDF aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore për të shuar një raketë anti-ajrore siriane.

Shefi i Degës së Medias Ndërkombëtare të IDF ka refuzuar të komentojë mbi pretendimet e Rusisë.

Izraeli në mënyrë të përsëritur ka kryer sulme ndaj objektivave në tokën siriane, që ajo i konsideron si kërcënime për sigurinë e vetë. Damasku i ka konsideruar këto sulme si akte të paligjshme të agresionit dhe ka kërcënuar me kundërpërgjigje.

Hapësira ajrore e Shenjve ka parë një numër incidentesh të rrezikshme. Në shtator, një sekuencë tragjike ngjarjesh çoi në rrëzimin e një aeroplani rus të mbikëqyrjes Il-20, ku u vranë të 15 anëtarët e ekuipazhit në bord.  Izraeli e mohoi me forcë çdo përgjegjësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne