Muhamed Kajolli
I përtoj shumë debateve, ndaj Xhufkës shkurt do t’i them.
1. Thua kisha është e shenjtë. Tempujt e adhurimit nuk janë të shenjta. Me raste mund të shndërrohen të shenjta sipas besimit tuaj, por kjo që është vendosur me dhunë në territorin e UP, edhe për këtë doni të thoni se është e shenjtë!!! Vërtetë trualli saj ka kaluar në emër të kishës ortodokse ndonëse rektori i atëhershëm ka hedhur firmën (dihet se është bërë nga presioni), por juridikisht është serbe, dhe ti vjen këtu dhe na bën atë të Kosovës!!! XHUFKË moj, po shkakton trazira, dhe njëkohësisht po i jep favore Serbisë të ankohet në OKB. Kjo e trimëron Serbinë, ndërsa debatin fetarë ndër-ortodoks e ke të humbur sikurse në Moskë ashtu edhe në Stamboll. Pastaj, Serbisë po i jep edhe një shkas të hyn në luftë me ne në Kosovë. Jam i sigurt që t’i do të ikësh në Elbasan, dhe kundër Serbisë nuk do të lutoni as ju e as besimtarët ortodoks të Kosovës, sepse të tillë në Kosovë nuk ka, ndonëse ti vjet na the se janë 5 mijë, ndësra këtë vit na thua se janë 6000! Ata që do të luftojnë këtu janë shqiptarët muslimanë dhe katolikë, ore Xhufkë.
2. Të njohën, dhe si u bërë prijës KOA të Kosovës nuk e di , dhe as që dua ta di, mirëpo, emri i kishës tuaj në Kosovë do të duhej të mbante emrin Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Kosovë.
Ne jemi një popull, ndërsa ky emër (KOAK) thërret në ndarje midis besimtarëve shqiptarë ortodoks dhe kështu me këtë emër ke hedhur një hap plus në ndarjen e KOMBIT SHQIPTAR.
P.s.: për hetusinë tonë në Prishtinë:
Kjo loja e kishave ortodokse dhe Lëvizja e Deçanit sikur kanë marrë përmasa që po rëndojnë banorët e Kosovës.
Zyra e rregjistrime të OJQ në Kosovë, duhet ta rishqyrton emrin që e ka kjo OJQ e Xhukës…/fb


















