Reagim publik drejtuar kryeministrit Edi Rama per muxhahedinet e Manzes

Nga Aldo Sulollari
Miq dhe dashamires te shoqates shqiptare te shpetimit, e njohur si shoqata Nejat Albania.
Diten e sotme mbajme nje reagim publik si nje pergjigje drejtuar kryeministrit te vendit Edi Rama.
Rama gjate nje kongresi ne SHBA eshte shprehur se Muxhahedinet jane ne besen e shqiperise dhe mbrojtjen e saj dhe gjithashtu nuk deshiron ti deboje ata sepse jane besuar ne republiken e shqiperise.
Me tej kryeministri Rama ka thene se Muxhahedinet nuk duhet ta perdorin politikisht qendrimin e tyre ketu duke vene ne loje instrumenta te ndryshem per te krijuar armiqesi me vendlindjen e tyre.
Sigurisht qe kjo gje sjell pakenaqesi per institucionet shqiptare pasi shqiperia i ka mirepritur me status humanitar strehimi dhe u eshte pergjigjur me altruizmin dhe deshiren me te madhe duke u hapur dyert per kaq vite.
Muxhahedinet nuk jane njerez te rrezikshem por jane njerez te cilet jane perdorur per te bere politiken e sistemit te krijuar nga liderat e tyre dhe per ti vene emrin si opozita iraniane.
Kjo opozite iraniane u largua nga vendi i tyre qe sipas tyre u pengonte shume liri.
Liri e cila vertet eshte mbajtur peng padrejtesisht nga sistemi i MEK per ata anetar duke mos lejuar te jene te lire dhe te komunikojne me familjaret e tyre.
Kjo opozite iraniane eshte larguar nga vendi i tyre sepse mendonin se ishin te shtypur duke patur rregulla laike, dhe ne sistemin e MEK ata vijojne si zbatojne ato rregulla me rreptesisht madje dhe duke u ndare cifte e familje bashkeshortore dhe duke u quajtur moter e vella.
Muxhahedinet pervec se vijojne te jene tradhetar te vendit te tyre duan te krijojne percarje te vendit te tyre me vende te Europes duke bere politika injorante.
Muxhahedinet jane kthyer ne skllever ku ne baze te shpifjeve dhe lojerave te rendomta nuk bejne gje tjeter vecse demtojne integrimin e tyre.
Ne asnje nder pikat e shkruara te rregullores se perfshirjes se tyre ne MEK nuk kane qene ne dieni se ata do te ishin vegla te nje opozite te rreme qe mbahen te ngujuar me mashtrimet qe MEK i ben me lavazhin e tyre te trurit.
Shefat e tyre me mustaqe por pa burreri u thone se nese dalin nga kampi do te hasen me veshtiresi apo do burgosen dhe keshtuqe nuk i lejon te dalin nga kampi pervecse te shoqeruar nga Roje spiunazhi per te mos pare jeten e vertete ne shqiperi.
Ata iranian te mashtruar dhe qe bejne si trima ne tastierat e tyre te paguara, me nje lum shpifjesh dhe mllefesh, jane po te njejtet qe kur dalin nga kampi kerkojne falje tek ne dhe kerkojne ti mbeshtesim dhe te jetojne te lire.
Nejat nuk ben asgje te madhe vec se detyres se saj per ti integruar vertet ne shoqerine shqiptare duke i integruar nga ana sociale artistike profesionale dhe deri tek mbeshtetja e krijimin te nje familjeje dhe me kryesorja mbeshtetjen institucionale.
Gjithsesi them hapur qe institucionet shqiptare kane mbeshtetur duke bere nje pune te palodhur me shoqaten Nejat per tu siguruar nje jete te paqte sociale dhe te sigurt.
I them faleminderit kryeministrit Rama per meshiren qe tregon ende per ate kamp dhe gjithashtu nje kerkese per te inspektuar te drejtat e atyre muxhahedineve te cilat nuk ekzistojne ne ate kamp.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne