Reagon Rektori Koni: Pezullimi, i pritshëm

Ministrja e Arsimit i kërkon presidentit Meta, shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Përmes një deklarate për mediat, ministrja Besa Shahini tha se institucioni që ajo drejton ka vendosur pezullimin e rektorit Koni, ndërsa tha se i është drejtuar me kërkesë kreut të shtetit për shkarkimin e tij.

Nuk ka vonuar reagimi i rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, që e konsideron të pritshëm, pas sulmeve që i janë bërë në vazhdimësi.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Koni shkruan se e mësoi nga media pezullimin nga detyra. Rektori Koni vë në pikëpyetje inspektimin në Universitetin që drejton e që sipas ministres Shahini ka shërbyer si bazë për pezullimin e tij.

“Në dijeninë time, nga kjo Ministre, nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse, në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë”.

Koni shkruan se Ministrja së pari duhet të dëgjonte rektorin për çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës.

“Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron Ministren dhe se kush kërkon të “gllabërojë” pasuritë e Universitetit të Tiranës”, shkruan rektori i Universitetit të Tiranës në reagimin e tij./abcnews.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne