Referendumi, dalja deri në orën 13:00 është 16%

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka njoftuar për daljen e qytetarëve në referendumin për emrin e Maqedonisë, ku kanë thënë se deri në ora 13:00 kanë dalë 16% e qytetarëve.

“Deri në ora 13:00, sipas informacioneve të marra, 16% apo 261.473 qytetarë kanë dalë për të votuar në referendumin për marrëveshjen me Greqinë” tha Oliver Derkoski.

Dalja më e madhe sipas Derkoskit është në Komunën Aerodrom me 16% të daljes.

Derkoski tha se i gjithë procesi është duke ecur mirë dhe i njejti është duke u mbikqyrur nga autoritetet.
Deri ora 09:00 dalja ka qenw 2.5%. Deri ora 11:00 dalja ka qenw 8.03%.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne