Referendumi në Maqedoni, dalja deri në orën 15:00 është 22.56%

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën raportoi për daljen e votuesve deri në orën 15:00.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, tha se deri në orën 15:00 kanë votuar 22.56 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

“Siç ju premtuam se do të kemi konferencë për shtyp në orën 15:00. Të dhënat që kemi marrë tregojnë se deri në 15:00 kanë votuar 334075 qytetarë, që i përkthyer në përqindje është 22.56 për qind”, tha Derkoski.

Burimi: Telegrafi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne