Regjimi dhe Rusia vazhdojnë sulmet në zonën e çtensionimit në Idlib

Në sulmin ajror të avionëve që i përkasin Rusisë në Siri ndaj vendbanimeve civile në zonën e çtensionimit në Idlib humbi jetën një civil.

Sipas observimit të avionëve, që i përket opozitarëve, avionët rusë sulmuan nënprefekturën Kefrenbil, qytezën Keferruma dhe fshatrat Kefer Secne, Serce dhe Marrithirme, brenda zonës së çtensionimit në Idlib.

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e Mbrojtjes Civile në Idlib (Beretat e Bardha), në sulmet në qytezën Keferruma humbi jetën një civil.

Ekipet e Mbrojtjes Civile vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në vendngjarje.

Edhe regjimi i Esadit sulmoi nga toka dhe ajri fshatrat Şeyh Mustafa, Maarhatat dhe Kebbine në zonën e çtensionimit në Idlib.

Edhe në sulmet e djeshme të regjimit të Esadit dhe mbështetësit të tij, Rusisë në zonën e çtensionimit në Idlib ndaj vendbanimeve civile humbën jetën 8 civilë si dhe u plagosën mbi 10 të tjerë.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne