Bota

Regjimi saudit vazhdon të vrasë civil

Po vazhdojnë të vijnë fotografitë e vrasjeve të civilëve në sulmin e fundit ajror të bërë nga suditët në qytetin Sa’dah.

Në sulmet e Arabisë Saudite dhe bashkëpunëtorëve të saj kundër Jemenit, deri më tani janë vrarë dhe plagosur mijëra civilë të pafajshëm si dhe mijëra të tjerë janë detyruar të emigrojnë.

Vrasje e re e sauditëve në Jemen: 24 të vrarë dhe të plagosur

Në sulmet e reja në Jemen nga avionët ushtarakë të koalicionit sulmues saudit, në qytetin Umran janë vrarë dhe plagosur të paktën 24 civil.

Sipas një raporti nga kanali televiziv El-Mesire, aeroplanët ushtarakë të sauditëve kishin në shënjestër një zonë banimi në qytetin Umran.

Në sulmet që ndodhën sot në orët e mëngjesit sot, janë vrarë dhe plagosur 24 civil. U raportua se në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve në këto sulme, 8 prej tyre ishin fëmijë dhe gra dhe se ata ishin anëtarë të së njejtës familje.

Avionët ushtarak saudit filluan të sulmojnë qytetin e Umranit që nga mesnata e mbrëmshme. Si rezultat i sulmit të zhvilluar ndaj të njejtës zonës banimi, ata vunë në shënjestër edhe ndërtesat e sigurisë dhe të komunikimit.

Si rezultat i sulmit ajror të zhvilluar në rajonin Nahiliye të lidhur me provincën al-Hudaydah, një person u plagos dhe dy të tjerë u vranë.

Forcat e Jemenit i liruan 74 të burgosur

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në Twitter, kryetari i Komitetit Kombëtar të të Burgosurve të Jemenit, Abdul-Kadir Murteza njoftoi se është bërë shkëmbimi i të burgosurve në Bregun Perëndimorë dhe se ushtria e Jemenit dhe forcat popullore kanë liruar 74 të burgosur.

Burimi : Rast Haber