Rëndohet bilanci, 37 të vdekur pas shpërthimit në një ndërtesë në Rusi

Ka arritur në 37 numri i trupave të pajetë të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së shembur për shkak të shpërthimit nga gazi natyror më qytetin Magnitogorsk të rajonit Çelyabinsk në Rusi.

Vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në bllokun e shembur pas shpërthimit që ndodhi në 31 dhjetor në ndërtesën 10 katëshe në Magnitogorsk.

Sipas deklaratës së bërë nga Kryesia e Gjendjeve Emergjente, nga rrënojat e ndërtesës janë nxjerrë 37 kufoma.

Në shpërthim ishin dëmtuar 48 apartamente, ku jetonin më shumë se 100 vetë.

Nga rrënojat e ndërtesës së shembur u shpëtua e gjallë një foshnje, 35 orë pas shpërthimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne