Reperi shqiptar dhuron 5 shtëpi për familjet në nevojë: Zoti e di qëllimin

Edhe përse ka prekur suksesin me dhjetëra këngë hite të cilat i sigurojnë një jetesë shumë të mirë, reperi shqiptar Capital T nuk harron t’i kthejë sytë tek njerëzit që janë më pak fatlumë. Ditën e sotme, Capital T na dha një leksion të mirë humaniteti.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai zbulon se ka ndihmuar plot pesë familje në nevojë, duke iu dhuruar shtëpi ku të jetojnë. Reperi është bërë pjesë e shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit” të drejtuar nga Halil Kastrati dhe i ka kthyer buzëqeshjen disa familjeve.

“Ne u nisëm. Sot 5 palë çelësa, po gëzohen 5 familje nevojtare me shtëpi të reja” – shkruan Halil Kastrari, duke falenderuar reperin, emri i vërtetë i së cilit është Trim Ademi.

 

“Zoti është i madh, ai e di qëllimin tim. Sot ishte një ditë shumë shumë e mirë” – shkruan krahas fotove të publikuara reperi.

Bravo Capital T!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne