Rajoni

Reporteri i BBC për Vuçiçin: E mbaj mend djaloshin me fytyrë të fëmijës

Reporteri i BBC, i cili kishte raportuar nga Beogradi në kohën e bombardimeve të vitit 1999, ka thënë se Serbia nuk ka ndryshuar nga ajo që ka qenë 20 vite më parë. Sipas tij, edhe pas dy dekadash, dëmet e bombardimeve mbeten ende aty.

Dhe madje 20 vite më pas, ai e mban mend ministrin e informacionit, që ishte një djalë i ri, ultra-nacionalist, i cili njihej si njeri me “fytyrë të fëmijës”, në atë kohë ishte armiku më i madh i gazetarëve perëndimorë.

Më pas Vuciç u bë president i Serbisë, dhe sipas Simpsonit, vetëm pasi ai ndërroi qasjen e tij dhe u hap për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por në realitet nuk ka dallim mes Vuciqit të atëhershëm dhe tani

“Vuciqi nuk ka ndryshuar shumë në aspektin politik. Fondacioni Britanik për Demokraci tha se Serbia e Vuciqit shihet si shtet që e shtyp lirinë e mediave, dhe më pas e ka kapur shtetin me standard politike, të cilat janë shumë larg nga normat demokratike. Qeveria ka marrë kontrollin e mediave, dhe tani është vetëm një media e pavarur, që është N1 TV që është i lidhur me CNN” tha Simpson.

Përndryshe Serbia në aspektin e lirisë së mediave është cilësuar si vend “pjesërisht i lirë” duke zënë vendin e 76 nga 180 vende. Ndërkaq protesta masive po mbahen çdo javë në rrugët e Beogradit duke kërkuar më shumë liri të mediave në vend.

OPINIONE