Retorika provokative e Trump mund të çojë në rrezik të madh

Retorika provokative e presidentit amerikan Donald Trump mbi Korenë e Veriut “mund të çojë në rrezik të madh”, deklaroi gjenerali amerikan në pension, Michael Hayden, i cili ka shërbyer si drejtor i NSA dhe i CIA-s.

“Një deklaratë shumë e ashpër, por shumë e saktë,” tha Hayden për CNN të hënën, duke iu referuar deklaratës që bëri të dielën Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis, pasi Koreja e Veriut kreu një test të një bombe hidrogjeni që mund të vendoset në një raketë balistike ndërkontinentale . “Deklarata e Mattis është më ndryshe nga disa deklarata që presidenti Trump po thotë … të cilat kanë qenë shumë të ashpra, por shumë të pasakta dhe kjo mund të çojë në rrezik të madh”, tha Hayden. Të dielën, Trump i tha kryeministrit japonez Shinzo Abe se SHBA është gati të përdorë “gamën e plotë” të potencialeve, duke përfshirë edhe arsenalin bërthamor, në përballjen me Korenë e Veriut. “Sekretari Mattis përdori një gjuhë shumë të fortë, por që drejtohej kundër një kërcënimi nga Koreja e Veriut, jo ndaj potencialeve të Koresë së Veriut”, shpjegoi Hayden./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne