Revista franceze promovon potencialet turistike të Shqipërisë, ja ç’thotë Rama

Mediat e huaja vazhdojnë t’i bëjnë jehonë promovimit të turizmit shqiptar.

Pas disa revistave prestigjioze në bote, sot mediat franceze i kanë kushtuar vëmendje turizmit në vendin tonë. Me këtë shkrim e ka nisur sot kryeministri Edi Rama mëngjesin, duke e postuar në profilin e tij në facebook.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë artikull botuar në mediat franceze për Shqipërinë dhe paketat e larmishme turistike që nuk duhen humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një të dielë të qetë ”, shkruan Rama.

SHKRIMI I REVISTES:

Shqipëria ka thithur një numër rekord turistësh në 10 mujorin e parë të vitit 2017.
Vlera turistike të vendit tonë janë promovuar nga revista franceze, “InfoMagazinë”, e cila vë theksin tek plazhet e bukura, jeta e natës, natyra e mrekullueshme..etj.
Po ashtu revista në fjalë ka theksuar se tashmë në vendin tonë ekziston dhe turizmi dentar.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ardit Çollaku, ka shpërndarë në facebook artikullin në fjalë, ku nënvizohet dhe produkti më i ri i turizmit, ai dentari; Sorridere e Viagiare.
“Në një artikull të saj, revista Franceze “InfoMagazinë”, ngre lart vlerat e Turizmit shqiptar për sitet historike, plazhet e bukura, natyrën e mrekullueshme dhe jetën e natës ne kryeqytet, duke përmendur gjithashtu arritjet dhe numrin rekord të turistëve në vend për 10 mujorin e parë të vitit 2017. Një vlerësim të veçantë ka marrë një tjetër produkt i ri turistik që ofron Shqipëria, siç është ai i Turizmit dentar ku një shembull konkret dhe shumë pozitiv është ofruar nëpërmjet Agjencisë shqiptare që mbulon këtë sektor ”Viaggiare e Sorridere”.
Çollaku deklaron se duke filluar nga ky vit i ri 2018, ky produkt i ri turistik do të jetë gjithashtu pjesë e paketës promocionale të Agjencisë Kombëtare të Turizmit në bashkëpunim me shoqatën e Dentistëve shqiptare dhe shoqatat e Operatore të fushës së Turizmit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne