Shqiperia

“Rezistenca vazhdon”, studentët paralajmërojnë, ja çfarë do të ndodhë më 7 janar (Foto)

Ashtu siç e kanë paralajmëruar që prej dhjetorit të 2018, studentët kanë bërë të ditur se do t’i rikthehen fuqishëm protestës së tyre për 8 kërkesat e shpalosura dhe të paplotësuara nga qeveria deri më tani.

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe deklaratave të ndrysmë ata njoftojnë se do ta vijojnë me kauzën e tyre dhe se protestat do të fillojnë më 7 janar para Kryeministrisë dhe nuk do të ndalet deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

Deklarata e Studentëve: 

QËNDROJMË SË BASHKU!

Rezistenca Studentore VAZHDON…

Ditët e fundit janë shpërndarë njoftime se protesta e 7 Janarit do të mbahet në vende të ndryshme por jo tek Kryeministria, kjo me arsyen e mosarsyes se protesta mund të politizohet?!! A u politizua deri më sot protesta?

Protesta jonë vërtetoi se presioni i vazhdueshëm i studentëve të bashkuar përpara kryeministrisë vuri nën presion kryeministrin i cili edhe pa kërkesën tonë mori vendime politike duke ndryshuar qeverinë por jo të plotësonte kërkesat tona jetike, prandaj le të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku deri në fund për ta fituar këtë kauzë.

Për aq kohë sa i qëndrojmë një zëri plotësimit të 8 kërkesave tona i vetmi vend për ti adresuar dhe gjetur zgjidhje është pikërisht Kryeministria dhe Kryeministri e jo një Universiteti dhe Rektori…

Thirrjet për devijim të vazhdueshëm të vendit i bëjnë pikërisht ata që kauzën nuk e duan ta fitojnë studentët, çdo devijim i vendit të protestës i shërben vetëm atij grupimi që kërkon me çdokusht përvetësimin e kauzës së studentit dhe që kjo kauzë të shkrihet shumë shpejt.

Le të bashkohemi të gjitha fakultetet së bashku, mëngjesin e 7 Janarit përpara Kryeministrisë.

Ndërsa Lëvizja për Universitetin njofton: 

OPINIONE