Roland Kryemadhi dhe persekutimi i muslimaneve ne Shqiperi

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi diskuton arrestimin e besimtarit Roland Kryemadhi nga policia dhe RENEA ne date 3 qershor 2020 dhe lincimin qe media siku Top Channel me gazetaren Anila Hoxha i kane bere Kryemadhit te cilin e kane quajtur ekstremist, radikal etj duke legjitimuar keshtu arrestimin e tij. Shpjegohet historia e Roland Kryemadhit, te cilit disa vite me pare vajzat i jane dhunuar ne shkollen e Kamzes. Pas kesaj Rolandi ka marre vendimin qe vajzat ti shkolloje ne shtepi sipas modelin amerikan te Homeschooling: https://en.wikipedia.org/wiki/Homesch…

Por edhe pse Roland Kryemadhi nuk ka bere asnje krim, gazetarja Anila Hoxha i ka marre ne interviste vajzat ne momente kur ato ishin te traumatizuara nga dhuna dhe terrori i policise, duke legjitimuar keshtu sulmin fashist dhe islamofobik te policise se Tiranes kunder ketij besimtari musliman. Gjyqtarja Rexhina Merlika e cila ka lene ne arrest shtepiak Roland Kryemadhin, pas terrorit policor dhe mediatik e ka lene ne burg kete baba qe do te bej me femijet e tij ate qe bejne qindra mijera prinder ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Kanada, Britani, Belgjike, Taivan, Tajlande etj. Dhuna policore, gjykatesore dhe mediatike kunder Roland Kryemadhit eshte pjese e dhunes qe shteti shqiptar ben kunder besimtareve muslimane prej vitesh. Kesaj dhune shpesh i bashkangjiten hoxhallare sikur Ahmed Kalaja apo Ylli Gurra te cilet mbeshtesin keto akte qe shkojne kunder te drejtave te njeriut dhe besimit ne Shqiperi. https://www.youtube.com/watch?time_co…

Ne fund videoja konkludon qe shqiptaret muslimane te shpetojne nga dhuna dhe persekutimi i qeverise se Rilindjes ata duhet te organizohen politikisht. Ashtu sikur Partite Demokristiane qe mbrojne te drejtat e katolikeve, Omonia te minoritareve etj, edhe shqiptaret muslimane duhet te formojne partine e tyre ne menyre te mos mbeten nje komunitet i diskriminuar ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne