Ron Paul për RT: ‘Ashtu siç ra Bashkimi Sovjetik do të bier edhe perandoria amerikane’

Ron Paul ka paralajmëruar se ndërkohë që Donald Trump mburret për suksesin e tij në sigurimin e stabilitetit financiar në vend, borxhi i pamatshëm i Amerikës si dhe shpenzimet ushtarake eventualisht do të bëhen shkaku për rrëzimin dhe djegien e sistemit ashtu siç pati ndodhur ditët e tij të fundit për Bashkimin Sovjetik.

iIsh-Kongresmeni dhe kandidati presidencial, Ron Paul është shprehur për RTse Presidenti Trump ka kohë që mburret me faktin se do të sjellë mënyrën e tij të të bërit biznes edhe në detyrën e tij në rolin e udhëheqjësit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, megjithatë as ai nuk mund ta ndalë një shkatërrim ekonomik të afërt.

Paulka vazhduar më tej duke thënë se: “Mënyra sesi unë e shoh situatën në këndvështrimin ekonomik, me aq sa unë kam arritur të kuptojnuk ka qënëpërparësia jonë ushtarake në Shtetet e Bashkuara që solli si rezultat shkatërrimin e sistemit sovjetik. Ajo që ndodhi ishte se sovjetët po punonin me një sistem që ne –popujt që jetojnë në sistemin e tregtisëtë lirë e konsideruan si një sistem krejtësisht të paarritshëm.”

Gjatë bisedës që u zhvillua në lidhje me bindjet e tij në lidhje me ekonominë austriake, Paul është shprehur se komunizmi, ashtu si edhe fashizmi, socializmi dhe madje edhe Keynesianizmi (një formë e ekonomisë popullore pas Luftës së Dytë Botërore) nuk ishin sisteme të qëndrueshme dhe përfundimisht do të dështonin, dhe e njëjta gjë mund të ndodhte me Shtetet e Bashkuara dhe me militarizmin e saj.

“Ne do të kemi një fund të papritur, kataklizmik,i cili është në një formë apo tjetër edhe jo që ndodhi me sistemin sovjetik. Nuk do të jetë një fund identik, gjatë rënjes së Bashkimit Sovjet ka pasur një lëvizje të vazhdueshme dhe disa nga vendet epatën braktisur sistemin sovjetik. Me shumë mundësi shtetet tona nuk do të ndahen, megjithatë besoj sinqerisht se nuk do të jemi më në gjendje të përballojmë perandorinë tonë nëpër gjithë botën.Perandoria jonë, megjithëse nuk pretendojmë pronësinë ndaj sajka të bëjë shuma të mëdha parash dhe ndikueshmëri, po kështu ne kërcënojmë me armë dhe përdorim sanksione për të mbajtur të bashkuar perandorinë tonë, megjithatë mendoj se po i vjen fundi.”

Burimi : Russia Today/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne