Bota

Rouhani kritikon Parisin për mbështetje të organizatës terroriste me bazë në Francë

Presidenti iranian Hassan Rouhani i ka bërë thirrje Francës të ndërmarrë veprime të menjëhershme kundër një organizate terroriste me bazë në Paris, e cila nxit protestat e dhunshme në Republikën Islamike.

“Ne presim që qeveria franceze të respektojë përgjegjësinë ligjore ndaj këtij grupi terrorist përgjatë vijave të luftës kundër terrorizmit dhe dhunës”, tha Rouhani gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

MKO është grupi më i urryer terrorist në mesin e iranianëve për shkak të historisë së tij të errët të vrasjeve dhe bombardimeve, si dhe për bashkimin me ish diktatorin irakian Sadam Husein në luftën tetëvjeçare kundër Iranit në vitet 80.

Nga rreth 17,000 iranianë të vrarë në sulmet terroriste që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979, rreth 12,000 vetë kanë rënë viktima të akteve terroriste të MKO.

Gjatë ditëve të fundit, MKO ka bërë thirrje për protesta të dhunshme në qytetet iraniane.

Që prej të enjtes, grupe të protestuesve iranianë kanë organizuar protesta në disa qytete për të shprehur zemërimin e tyre ndaj rritjes së çmimeve dhe kushteve ekonomike. Dhuna sporadike ka shpërthyer gjatë protestave, duke shkaktuar disa viktima.

Ndërsa theksoi se asnjë vend nuk mundet që të neglizhojë sigurinë publike, Rouhani gjithashtu vuri në dukje se promovimi i dhunës është i ndarë nga e drejta legjitime e një vendi për të shprehur kërkesat dhe kritikat e tij.

Sipas zyrës së tij, Macron gjatë bisedës me Rouhanin foli edhe për “viktimat e protestave” dhe të dy liderët vendosën që ta shtynin vizitën e planifikuar për këtë javë të ministrit të jashtëm francez Jean-Yves Le Drian në Teheran.

Më herët gjatë ditës, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik Ayatollah Sejjid Ali Khamenei tha se armiqtë kanë përdorur mjete të ndryshme për të goditur popullin iranian dhe shtetin islam gjatë zhvillimeve të fundit në vend.

“Gjatë ngjarjeve të ditëve të fundit armiqtë e Iranit kanë përdorur mjete nga më të ndryshmet që kanë në dispozicion, përfshirë para, armë, politikën si dhe organe të sigurisë. Ata janë kordinuar me njëri-tjetrin për të krijuar probleme për shoqërinë islam,” tha të martën lideri./presstv/Gazeta Impakt

OPINIONE