Bota

Rrëfehet ish-luftëtari i ISIS: Nuk e dija sa të këqinj ishin

Hamza Parvez, një shtetas britanik e la Britaninë e Madhe dhe iku për të luftuar me ISIS në Siri, gjashtë vjet më parë. Ai quhej atëherë “Hamzai i uritur”, ndërsa rrëfen historinë e tij. Ai ndodhet tashmë në një burg kurd, për shkak të akuzës se iu bashkua luftës me IS, shkruan “Daily Mail”.

Pervaz që ka humbur shtetësinë britanike tha se në atë kohë nuk e kuptoi sa të këqij ishin njerëzit e ISIS. Sipas tij, pasi ka shkuar në Siri ka kuptuar sa të këqij ishin ata njerëz, ndërsa thotë se ka gabuar që iku në shtetin sirian dhe luftoi në krah të IS. Ai tashmë kërkon falje për “rrugëtimin” që ka bërë, por duket se është tashmë vonë.

I quajtur në Siri si Hamza, ai u shpreh se shumica e ish-luftëtarëve të ISIS nuk e dinin se çfarë ferri i priste dhe beson se ata janë penduar. “Nëse i pyet ish-luftëtarët e ISIS që erdhën nga Europa, ata do të thonë se nuk e dinin se çfarë i priste. Nuk e dinim se çfarë njerëzish të këqij ishin këta të IS”. Ai shtoi se “shumë fëmijë vdiqën duke u keqtrajtuar prej ISIS” dhe se “i vjen keq për këtë”.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk iku më herët nga grupi militant islamik, kur kuptoi sa të këqij ishin ata, ai tha: “E kupton që janë njerëz të këqij, vetëm pak kohë pasi bëhesh pjesë e grupit. Mirëpo, nuk është kaq e lehtë të largohesh nga grupimi. Aty merren veprime kolektive dhe ti merr urdhra. Gjithashtu, për të larguarit pa shkak kishte edhe dënime”.

Parvez tha se gjatë aktivitetit të tij me ISIS, kishte njohur nga afër edhe  Mohammed Emwazi, njohur si “Xhihadisti Xhon”, i ekzekutuar nga ISIS. Ai shtoi se kishte qëndruar pak kohë me të, pasi “ndjente rrezikun e eliminimit, nëse krijonte shoqëri me të”

OPINIONE