Shqiperia

Rrëfimi i Inës: si m’i kthyen gishtat e këputur mjekët turq

Efektivja policore Ina Nuka, e cila u kthye nga kurimi në Turqi dy ditë më parë pas këputjes së gishtave nga një kapsollë në një protestë të banorëe të “Astirit”, rrëfeu para kolëgeve të saj se si mjekët turq ia kanë mundësuar “gishtat e rinj”.

“Është bërë impianti dhe gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve. Më kanë marrë një kockë në legen, dhe lëkurë në krah dhe këmbë për të formuar gishtin. Brenda gjashtë muajve do të kem ndjeshmërinë e gishtit ku është bërë impianti dhe më pas do të merrem me fizioterapi që të rikthehet funksioni i dorës. Në fillim mjekët nuk më thane, gjë por më pas më treguan që nëse do të isha vonuar edhe dy orë më shumë do të kisha humbur dorën pasi infektimi nga lëndët plasëse është shumë i shpejtë”, rrëfeu Ina para kolegëve, në një takim ku i pranishëm qe dhe kryeministri Rama.

Ky i fundit premtoi një mbështetje financiare për efektiven e forcave “Shqiponja”

Do të bëjmë VKM për të të thënë një mbështetje financiare që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë. Besoj që do fillosh pak nga pak edhe punën. Do të kesh detyrë më të lehtë si fillim, pastaj të shohim”, tha Rama.

Ina Nuka llogaritet se mund ta kishte paguar dhe me jetë kapsollën që i ra në qafë gjatë protestës ardhur nga turma. Por ajo qe me fat deri në pikën e shpëtimit të jetës, pasi arriti ta nxjerrë duke bërë që t’i shpërthejë në dorë, me pasojë këputjen e dy gishtave.

OPINIONE