Rrëmbim, grabitje dhe prostitucioni/ Pronarë lokalesh dhe firmë ndërtimesh, ja kush janë 3 vëllezërit shqiptarë të arrestuar

Shqiptarë e arrestuar u akuzuan për rrëmbimin e një gruaje dhe shfrytëzimin e saj që të prostituojë në Savona. Të arrestuarit janë të  tre vëllezër shqiptarë Lejan Bacuku 28 vjeç, Gentjan Bacuku 32, Aleksander Bacuku 35 dhe italiani Alessandro Gallinari 46 vjet. Të katër ishin banorë të zonës së Savonës.

Ishin pronarë të një firme ndërtimi, dhe pronarë të një lokali i cili frekuentohej shpesh nga të huajt.  Ata duhet t’u përgjigjen akuzave për rrëmbim, grabitje, lëndim dhe shfrytëzim të prostitucionit në garë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne