Bota

Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 17 të vdekur

epaselect epa07520727 Firefighters and members of the army and Civil Defense look for survivors after a landslide in the village Portachuelo, in the municipality of Rosas, Cauca, Colombia, 21 April 2019. According to Civil Defense officials, at least 19 people were killed and five injured after eight homes were buried in a landslide that occurred in Portachuelo. EPA/ERNESTO GUZMAN

Autoritetet kolumbiane kanë bërë me dije dje në mbrëmje se numri i viktimave, të shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut, ka shkuar në 17, mes tyre tre fëmijë. Viktimat provizore, janë shkaktuar për shkak të shirave të furishëm që kanë rënë në fshatin e Portachuelo, në zonën juglindore të Cauca.

Lajmin e bën me dije e përditshmja El Tiempo e Bogotas. Pasdite u bë me dije se numri i viktimave ishte 19, por më pas bilanci zyrtar është 17.

Autoritet po punojnë me ritme të shpejta për të nxjerrë edhe dhjetëra njerëz që besohet se janë bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura nga balta. Në vendngjarje ndodhet edhe presidenti kolumbian Ivan Duque, i shoqëruar nga dy ministrat e tij, që ka deklaruar se ndodhet në vendet e goditura nga përmbytjet ‘për të parë personalisht situatën dhe për të qenë pranë familjeve të viktimave’.

(BW/Gazeta Impakt)