Rreth 300 studentë palestinezë mbeten në burgjet izraelite

Ministri i Arsimit i Palestinës, Sabri Saidam, ka deklaruar se të paktën 299 studentë dhe 30 anëtarë të stafit të Ministrisë së Arsimit të Palestinës vazhdojnë të qëndrojnë në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Saidam u tha gazetarëve në Ramallah se në Bregun Perëndimor, në Gaza dhe në Kuds 47 studentë ishin martirizuar në vitin 2018 dhe 3.191 të tjerë ishin plagosur nga armë zjarri izrelite.

Siç theksoi ai, të paktën 97 shkolla i janë nënshtruar agresionit izraelit, duke përfshirë 87 në Bregun Perëndimor dhe 10 në Rripin e Gazës.

Ministri palestinez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të jetë “e vendosur” për t’i dhënë fund veprimeve të Tel Avivit.

Sipas vlerësimeve, rreth 6 mijë palestinezë po vuajnë aktualisht në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe një pjesë të vogël të ligjvënësve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne