Rrëzimi i Albin Kurtit, Haradinaj: Kushtetuta dhe Kuvendi funksionojnë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj reagon pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit nga Kuvendi i Kosovës.

Me një shënim në Facebook ai thekson se ka besim të plotë që institucionet e reja do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

Postimi i Haradinajt

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit.

Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë.

Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës./RH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne