Rrëzimi i avionit me 181 pasagjerë në Kore frikëson njerëzit, anulohen 68 mijë bileta fluturimi!

Rrëzimi i avionit me 181 pasagjerë në Korenë e Jugut ka rritur frikën e te udhëtarët të cilët kanë nisur të anulojnë fluturimet e rezervuara.

Sipas një raporti, më shumë se 60,000 njerëz anuluan rezervimet e fluturimeve pas rrëzimit të avionit në Kore.

Rreth 68,000 rezervime fluturimesh janë anuluar në Korenë e Jugut pas rrëzimit të avionit të së dielës, sipas raporteve të mediave lokale.

Agjencia e Lajmeve Yonhap tha se më shumë se 33,000 anulime ishin fluturime të brendshme, ndërsa 34,000 ishin për linjat ndërkombëtare.

Duke cituar burime të industrisë, ajo tha se sektori i udhëtimeve po monitoronte nga afër situatën.

Ai gjithashtu raportoi se agjencitë lokale të udhëtimit kishin raportuar një rritje të anulimeve të paketave turistike si pasojë e tragjedisë./Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne