Rriten frikshëm shifrat/ Mbi një milion njerëz të prekur nga koronavirusi në botë, mbi 50 mijë të vdekur. Ja sa janë shëruar

Janë shtuar akoma më tej personat e infektuar me koronavirus në mbarë botën.

Në të gjithë rruzullin, deri tani numërohen mbi një milion persona të infektuar me koronavirus.

Saktësisht, me virusin vdekjeprurës janë infektuar gjithsej 1,000,168 vetë.

Ndërsa, deri tani nga koronavirusi kanë vdekur mbi 50 mijë persona, sakësisht 51,354 vetë.

Nga të gjithë të infektuarit, janë shëruar deri tashmë 210,191 persona./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne