Rritet me 11.6% çmimi i banesave

Pas një trendi në rënie në gjysmën e dytë të vitit 2022, në gjashtë muajt e parë të 2023-it çmimet e banesave në Shqipëri kanë regjistruar rritje. Sipas vrojtimit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar.

Vetëm në Tiranë, indeksi i çmimeve për shitjet regjistroi një ngritje prej 13.3%. Megjithatë kjo nuk ka frenuar blerjet.

“Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi”.

Një pjesë e mirë e pronave blihen përmes kredive.

“Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.”

Sipas Bankës së Shqipërisë nga Janari deri në Qershor rreth 14% e banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë. Gjatë periudhave të fundit vërehet një rënie e peshës së blerësve jorezidentë, të cilët gjatë vitit 2020 zunë rreth 1/3 e shitjeve të realizuara nga agjentët.

Rritja e përgjithshme e çmimit të banesave është shoqëruar edhe me rritje të qirave. Për këto të fundit vërehet një kërkesë më e shtuar./Klan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne