Shqiperia

Rudi Xhuliani në Tiranë, takim me terroristët iranian

Qëllimi i vërtetë i viztës së ish kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut dhe këshilltarit të Trump, Rudi Xhuliani  ka qenë një takim me xhihadistët iranianë që jetojnë në Tiranë. Në një takim që ka pasur në Pallatin e Kongreseve, Xhuliani ka prshëndetur muxhahedinët dhe ka nderuar të rënët e terrorizmit xhihadist, ndërsa ka shprehur mbështetjen e amerikanëve për këtë grup terrorist.

Në një email të shpërndarë nga MEK një javë më parë për mediat, thuhej se Ministria e Inteligjencës iraniane dhe agjentët e tij në ambasadën iraniane në Shqipëri, po punojnë nën maskën e aktiviteteve kulturore në Teheran dhe Tiranë, duke përdorur mercenarët e tyre të njohur për shpifje dhe përhapjen e informacionit të rremë kundër Rezistencës Iraniane dhe Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI / MEK) në Shqipëri:

“Ndërsa regjimi i Mullahëve është i rrethuar nga kryengritjet, protestat dhe sulmet në të gjithë vendin, e ndjen më shumë se kurrë të domosdoshme të komplotojë kundër opozitës kryesore të tij.

Një nga shembujt e fundit ishte mbajtja e takimeve më 5 dhe 6 mars 2018 në Teheran, për të përkujtuar Naim Frashërin, poetin e fundit të shekullit të XIX nga Shqipëria.

Ministria e Inteligjencës së regjimit (MOIS) dhe ambasada sollën një numër shtetasish shqiptarë dhe ballkanas si akademikë dhe gazetarë për të marrë pjesë në këto takime”.

OPINIONE