Rudina Hajdari: PD s’mund të luftojë përkrah LSI-së, parti me probleme në shit-blerjen e votave (VIDEO)

E sheh një betejë të vështirë politike të jetë krah një partie si Lëvizja Socialiste për Integrim. Për Rudina Hajdarin, tashmë e përjashtuar nga Partia Demokratike pasi ndryshe nga grupi zgjodhi të mos heqë dorë nga mandati, LSI-ja është parti e përfshirë në shit-blerjen e votave. Fakt sipas saj i evidentuar edhe në raportet e OSBE/ODIHR. Në intervistën e saj për Zërin e Amerikës, të hënën, Rudina Hajdari, vajza e deputetit të ndjerë Azem Hajdari, thotë se Partia Demokratike duhet të ruajë vlerat e demokracisë dhe të kërkojë votën e lirë dhe të ndershme. Sipas saj, PD-ja është parti e papërlyer në shit-blerjen e votave, ndaj thekson Hajdari – nuk mund të mendohet një betejë politike krah një partie me shumë probleme në këtë fenomen.

“E kam shumë të vështirë të luftoj përkrah një partie si LSI. Nuk e bëj dot sepse është një çështje parimore për mua. Po të hapësh raportet e OSBE/ ODIHR, ajo është një nga partitë që ka patur shumë probleme kur vjen fjala për këtë fenomen. Vota e lirë dhe e ndershme duhet të kërkohet nga Partia Demokratike, sepse ka rekorde jashtëzakonisht të pastra kur vjen puna për të mos e shitur votën e saj por ka vepruar në mënyrë të drejtë. Ne jemi një parti që jemi ngritur qysh herët kundër sistemit diktatorial dhe kundër së keqes në Shqipëri, ne duhet të vazhdojmë të jemi Partia Demokratike, ashtu si ishte qysh në origjinën e saj, duke përmirësuar sistemin aktual, sepse ne e kemi sjellë sistemin demokratik në Shqipëri“, u shpreh Hajdari.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nLlXmMDMOJs]

Por për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila reagoi përmes ish-deputetit Petrit Vasili, ësht ëkjo forcë politike, dhe PD-ja, që demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës.

“Ftoj çdo personazh vendas apo të huaj të mbyllë gojën dhe të mos lodhen më tej me alibinë e zgjedhjeve të shkatërruara të 2017, ku LSI dhe PD u ranë këmbanave të alarmit për kriminalizimin dhe shitblerjen e votës dhe ku vetëm e vetëm PS ishte e “lumtur” me ato farë zgjedhjesh“, reagoi Vasili.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne