Rajoni

Rufki Suma, Kryetari i Ndershëm Tani Edhe Haxhi

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, tani e tutje do ta gëzoj edhe një tjetër titull, atë të Haxhisë.

I pari i Hanit të Elezit njihet si person i ndershëm dhe tejet punëtor, i cili votat e qytetarëve i ka fituar pa qenë pjesë e asnjë partie politike.

Dikur prej ushtarëve të UCK-së, Suma tani e tre mandate udhëheq komunën e tij duke qenë fitues i pakontestueshëm, pa bërë asnjë ditë fushatë zgjedhore.

Këto ditë haxhinjtë e Kosovës janë nisur drejt vendeve të shenjta për të kryer obligimin fetar të Haxhit. Politikanët dhe udhëheqësit kosovar nuk shquhen për këso titujsh, por si gjithnjë për të mirë, Suma bën përjashtim. /MESAZHI/

OPINIONE