Ruhani: Krimet e Amerikës kundër protestuesve janë të dënuara

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani deklaroi se Iranin dënon ashpër krimet e qeverisë së Amerikës në shtypjen e protestave kundër racizmit dhe dhunës policore kundër personave me ngjyrë në SHBA.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e përurimit të disa projekteve në fushën e energjisë elektrike të zhvilluar në formë të videokonferencës, deklaroi se përurimi i këtyre projekteve të mëdha është një përgjigje e prerë ndaj armiqësive të Amerikës dhe tha se deri në fund të këtij viti do të përurohen edhe 18 njësi të centraleve për prodhimin e energjisë elektrike.

Presidenti iranian në vazhdim vuri në dukje edhe protesta kundër racizmit dhe dhunës policore në Amerikës dhe tha se ky vend ndodhet në një prej periudhave më të këqija të historisë së vet dhe racizmi i qeverisë amerikane është një dhunë dhe padrejtësi e madhe ndaj zezakëve në këtë vend.

Hasan Ruhani duke shprehur solidaritet me qytetarët amerikanë që po shtypën nga dhuna e policisë dhe ushtrisë nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme të SHBA, deklaroi: “Ne dënojmë ashpër krimet dhe dhunën që po ushtrohet sot kundër protestuesve në Amerikë dhe dënojmë politikat e dhunshme të Shtëpisë së Bardhë”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: “Inxhili është një libër qiellor dhe i shenjtë për besimtarët e krishterë dhe që thirre njerëzit në paqe e dashuri mes njerëzve. Inxhili nuk është libër që urdhëron vrasjen e njerëzve të pafajshëm, prandaj është turp i madh që presidenti amerikan që vepron dhe jep urdhra kundër popullit të vet, të vendosë dorën në këtë libër të shenjtë”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne