Ruhani: Mbarimi i embargos së armëve, arritje e marrëveshjes bërthamore

Presidenti iranian Hasan Ruhani pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave që u mbajt në Teheran u bëri thirrje vendeve anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (UAEA) që të kundërshtojnë politikat e ShBA-së.

“Përfundimi në tetor i embargos së armëve është një përfitim i madh i marrëveshjes tonë bërthamore. Uroj që të gjitha vendet t’i diktojnë në kohë komplotet dhe ta kuptojnë planin e ShBA-së. Shtetet e tjera të mëdha e dinë shumë mirë se cili do të jetë reagimi ynë nëse ShBA-ja e vë në dyshim këtë përfitim tonin”,- paralajmëroi Ruhani.

Duke argumentuar se me heqjen e embargos së armëve Teherani do të ketë sukses në përballjen me ShBA-së dhe se do t’i prishin të gjitha planet që ShBA-ja ka përgatitur për Iranin, presidenti Ruhani tha: “ShBA po përpiqet të prishë edhe kërkesën tonë për 5 miliardë dollarë kredi nga FMN. Shpresoj që ky institucion të mos përulet para presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të përmbushë angazhimet e tij ndaj të gjitha vendeve”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne