Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se me raportin që ka paraqitur ministri i shëndetësisë së Iranit në lidhje me virusin Covid-19, shkalla e Iranit në rrugën e kurimit të kësaj epidemie është e konsiderueshme.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot në mbledhjen e qeverisë vuri në dukje se shumë provinca të Iranit kanë kaluar kulmin e krizës së përballjes me virusin Korona, deklaroi: “Krahasimi i statistikave dhe raporteve në Iran me statistikat e vendeve të tjera edhe ato evropiane e perëndimore, tregohet se situata në Iran është në nivel shumë më të mirë sa i përket kontrollit të epidemisë Covid-19”.
Ruhani në vazhdim tha: “Irani ka potenciale shumë të mira në sektorin e shëndetësisë, shtretërve të spitalit dhe pajisjeve mjekësore dhe kjo ka rezultuar në uljen e vdekjeve dhe kontrollin më të madh të mjekëve dhe personelit mjekësor mbi krizën e përhapjes së virusit Covid-19”.
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje rrethanat në sanksione të vendit dhe tha: “Mjekët dhe populli iranian gjithmonë kanë krijuar krenari, për arsye se kanë arritur me sukses të administrojnë krizën e përballjes me virusin Korona edhe në këto rrethana”.
Ruhani në fund theksoi: “Irani duhet të përgatitet për periudhën pas virusit Korona, prandaj garantimi i shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve është prej parimeve themelore në Iran dhe gjithnjë ka qenë prej prioriteteve më të larta të të gjitha qeverive”./PT