Rumani, “veting” priftërinjve

Vatikani i ka kërkuar Rumanisë të kalojë në sitë të shkuarën komuniste të priftërinjve; Në kohën kur vendin pritet ta vizitojë Papa Francesku, selia e shenjtë po përpiqet të zbulojë nëse disa klerikë kanë bashkëpunuar me shërbimin famëkeq sekret, “Securitate” gjatë kohës së regjimit të vjetër.

Vëmendja është përqendruar sidomos te 6 priftërinj katolikë.

Kërkesën e paprecedentë ia dërgoi fillimisht ambasadori papnor në Rumani Miguel Angel Buendia Këshillit Kombëtar për studimin e arkivave të “Securitates”; Dokumenti ka dalë në dritë tani, më pak se katër muaj përpara vizitës së parashikuar të Papës argjentinas në Rumani në maj.

Në kërkesën e Vatikanit thuhet se Selia e Shenjtë ka marrë sinjale për një bashkëpunim të mundshëm të disa klerikëve katolikë nga Dioqeza e Iashit me sigurimit e shtetit në periudhën kur regjimi komunist ishte drejt fundit.

Aty theksohet se disa prej gjashtë priftërinjve të dyshuar, janë aktualisht në listë pritjeje për t’u bërë peshkopë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne