Rusët duan të modernizojnë aeroportin e Damaskut

Investitorët rusë po shqyrtojnë mundësinë e rikonstruksionit të aeroportit të Damaskut, tha deputeti i dhomës së ulët, Dmitry Belik.

Ministri sirian i Transportit, Ali Hamud tha në një takim me delegacionin rus se Siria planifikon që aeroportin e Damaskut ta çojë në kapacitetin e 15 milionë pasagjerëve në vit.

Ai tha se besonte se “Damasku do të bëhej një qendër ajrore për udhëtarët nga shumë vende arabe”.

Në takimin me delegacionin rus, sipas Hamud, u diskutua dhe për krijimin e një fluturimesh që do të lidhin Sirinë me Krimenë.

Aeroporti në kryeqytetin sirian aktualisht ka një kapacitet prej pesë milionë pasagjerësh në vit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne