Rusët po pengojnë dominimin e hapësirës ajrore në rajon

Rritja e numrit të sistemeve mbrojtëse ajrore anti raketore ruse në Siri kërcënon aftësinë amerikane që të dominojë mbi hapësirën ajrore në rajonin e Lindjes së Afërt, ka deklaruar komandanti i komandës qendrore amerikane (CentCom), gjenerali Joseph Votel, duke folur në seancën para Këshillit për forcat e armatosura të senatit amerikan.

“Rusia prezencën në Siri ka shfrytëzuar që të bëhet aktori i rregullt në rajonin e Lindjes së Afërt, ndërsa Kremlini po shfrytëzon konfliktin sirian për të testuar armët e reja dhe taktikat luftarake, pa marr parasysh dëmet kolaterale apo viktimat civile. Shtimi i numrit të sistemeve mbrojtëse anti raketore ruse në rajon kërcënon qasjen tonë dhe mundësinë e dominimit tonë në hapësirën ajrore të Lindjes së Afërt”, ka deklaruar gjenerali amerikan Joseph Voteli.

Gjenerali Joseph Voteli konsideron se” në planin diplomatik Moska luan rolin e piromanit dhe zjarrfikësit dhe po rindez konfliktin në Siri në mes regjimit sirian, kurdëve dhe Turqisë e pastaj thekson se po vepron si arbitër në zgjidhjen e kontesteve”.

Sipas gjeneralit Votel, Shtetet e Bashkuara të Amerikës “duhet të garojnë me Rusinë dhe Kinën të cilët poashtu po garojnë në qasje dhe ndikim në këtë rajon”. Gjenerali Joseph Votel me asnjë fjalë nuk e ka përmend sipas cilës marrëveshje rajonale apo vendimi të Komeve të Bashkuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të drejtën ekskluzive në Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore dhe Azinë qendrore. Voteli beson se Rusia së bashku me Iranin dhe Kinës, sa më shumë po garojnë me aleatët amerikan në sferat mbrojtëse, politike dhe ushtarake në rajon.

Në bazën detare në Tartus në vitin 2016 ishin të dislokuara bateritë e sistemit anti raketor S-300, i cili mbulon shumicën e bazave dhe anijeve ruse në bregdetin sirian. Në fund të nëntorit 2015, në Siri është vendosur edhe sistemi mbrojtës antiraketor S-400, pas goditjes së bombarduesit ruse Su-24 nga avioni bombardues turk F-16.

Nga objektet e ulëta fluturuese objektet ushtarake ruse janë të mbuluara me komplekset luftarake”Pancir”. Përveç këtyre sistemi mbrojtës i objekteve ushtarake ruse përfshin edhe komplekset”Bastion” të cilët mund të godasin caqet detare dhe tokësore në hapësirën prej 350-450 km. Njashtu me ndihmën ruse janë ripërtërirë edhe sistemet antiraketore S-200 të cilët e mbështesin pikat ruse në lindje të Sirisë.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne