Rusia aplikon në gjykatë për të ndaluar aktivitetet e lëvizjes LGBT në vend

Ministria e Drejtësisë e Rusisë aplikoi në gjykatë për ta konsideruar lëvizjen LGBT në vend si “ekstremiste” dhe për të ndaluar aktivitetet e saj. Ministria ruse tha se në aktivitetet e lëvizjes LGBT janë zbuluar elemente të ndarjes sociale dhe fetare.

Në njoftimin e saj thuhet se kjo shkel ligjin federal dhe për këtë arsye është bërë një kërkesë në Gjykatën e Lartë Ruse për ta konsideruar lëvizjen LGBT si “ekstremiste” dhe për të ndaluar aktivitetet e saj në vend.

Me dekretin e nënshkruar vitin e kaluar nga presidenti rus, Vladimir Putin, marrëdhëniet homoseksuale në vend u përfshinë në sferën e “ideve dhe vlerave shkatërruese për shoqërinë ruse”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne