Shqiperia

Rusia: Deklaratat e Edi Ramës mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan

Deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama për Serbinë, në kontekstin e Kosovës dhe Maqedonisë, janë diçka që mund të shkaktojnë konflikte të reja etnike në Ballkan. Kështu thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, sipas së cilës deklaratat e Ramës janë ‘diçka që rrezikojnë integritetin territorial të më shumë shteteve në rajon’.

Kemi përcjell deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama më 14 janar, që kanë të bëjnë me përfshirjen e Partisë së tij Socialiste në procesin e krijimit të UÇK-së dhe luftës për Kosovës, si dhe kontributin e kësaj partie në procesin e miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, me të cilin gjuha shqipe mori statusin e gjuhës së dytë zyrtare”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Moska zyrtare thekson se retorika e Ramës tregon se ‘po punohet në avancimin e platformës së Tiranës, në krijimin e së cilës, siç thuhet, ishte përfshirë edhe ai vetë personalisht’.