Rusia dhe 5 shtete evropiane kundërshtojnë planin e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor

Përmes një komunikate të përbashkët, 5 vendet e lartpërmendura shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur rifillimin e negociatave domethënëse për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të problemit Izrael-Palestinë.

“Ne s’do të njohim asnjë ndryshim përveç kufijve të 1967-s për sa kohë që nuk ka një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Palestinës”, theksohet në komunikatën e përbashkët të Francës, Gjermanisë, Belgjikës, Estonisë dhe Polonisë, vende këto që i bënë thirrje Izraelit për të hequr dorë menjëherë nga plani për aneksimin e Bregut Perëndimor apo hapa të tjera të njëanshme.

Kurse televizioni shtetëror izraelit bëri me dije se ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit, Gabi Ashkenazi, të cilit i ka komunikuar kundërshtinë e Moskës në lidhje me planin e Tel-Avivit për të aneksuar disa zona në Bregun Perëndimor të pushtuar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne