Rusia e akuzon sërish ShBA-në për hajdutëri në Siri

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov pas takimit në Erevan me ministrin e Punëve të Jashtme të Armenisë, Zohrab Mnatsaganyan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të përbashkët.

Aktiviteti i ShBA-së në Siri është i paligjshëm,- tha Lavrov dhe shtoi: “Përpjekja e ShBA-së për të kontrolluar zonat naftëmbajtëse të Sirisë, patjetër që është një veprim i paligjshëm dhe i barasvlershëm me hajdutërinë. Gjithashtu një diçka e tillë nuk do të japë ndonjë kontribut në zgjidhjen e krizës siriane”.

“Këto aktivitete përbëjnë një rrezik serioz. Ne do të këmbëngulim që ushtria siriane të vendosë kontrollin e saj në të gjithë vendin, përfshi edhe zonat naftëmbajtëse që kontrollohen nga ShBA-ja”,- theksoi shefi i diplomacisë ruse.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çauşoğlu) në një deklaratë të fundit kishte thënë se ShBA-ja ndodhet në Siri kryesisht për rezervat e naftës.

“Askush [përveç popullit të Sirisë] nuk ka të drejta mbi pasuritë e Sirisë”,- kishte thënë kryediplomati turk./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne