Rusia investon mbi 11 miliardë dollarë në Britaninë e Madhe

Presidenti rus, Vladimir Putin, është takuar me një grup biznismenësh në Kremlin të mërkurën për të shikuar investimet britanike në Rusi dhe po ashtu investimet ruse në Britani.

Putin tha se investimet britanike në Rusi përbëjnë 23.8 për qind të ekonomisë ruse, përderisa investitorët rusë kanë derdhur para mbi 11 miliardë dollarë në ekonominë britanike.

“Bizneset britanike janë të mirëpritur të marrin pjesë në zbatimin e projekteve të reja kombëtare në të gjithë Rusinë”, tha Putin.

“ Qindra miliarda dollarë do të investohen në rizhvillimin e seksioneve më të rëndësishme të ekonomisë dhe sferës sociale, duke ofruar mundësi të mëdha për rritje”.

Pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike kapin shifra të mëdha në dy shtetet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne