Rusia: Jemi të vendosur për zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë duke theksuar se zgjerimi i marrëdhënieve Moskë-Teheran është në interes të popullit të Rusisë dhe popullit të Iranit, deklaroi se Rusia është e vendosur për zgjerimin e bashkëpunimeve me Iranin.

Maria Zakharova në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve IRNA, sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit i konsideroi shkelje të hapur të ligjeve dhe normave të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe deklaroi se qëndrimi i Rusisë në lidhje me sanksioneve të Amerikës kundër vendeve të tjera, është refuzimi i sanksioneve dhe mosrespektimi i veprimeve të tilla të paligjshme.

Maria Zakharova theksoi se Moska i konsideron të ligjshme vetëm vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB dhe në çdo rast tjetër vepron duke marrë parasysh bashkëpunimin dhe partneritetit e dobishëm reciprok.

Zakharova gjithashtu ka thënë se Amerika me daljen nga marrëveshja bërthamore, ka shkelur dhe përdhosur përpjekjet dhe punën disavjeçare të të gjithë vendeve anëtare të këtij traktati ndërkombëtar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne