Rusia kërkon monitorim të burgjeve amerikanë për shkak të keqtrajtimit të shtetasve rusë

Ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara i bëri thirrje të mërkurën organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të monitoruar situatën e keqtrajtimeve të shtetasve rusë në burgjet amerikane dhe përballjen me probleme në marrjen e ndihmës mjekësore.

“Ne i bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që të bashkohen në monitorimin e këtij problemi, i cili është bërë i njohur në lidhje me shtetasit rusë në burgjet amerikane”, tha ambasada në një deklaratë.

Misioni diplomatik vuri në dukje se do të vazhdojë të kërkojë nga pala amerikane që të sigurojë kushte të përshtatshme burgimi për shtetasit rusë, veçanërisht në aspektin e shëndetit dhe sigurisë së tyre.

Vërejtjet e ambasadës vijnë në një situatë kur shtetasit rus Viktor Bout, iu mohua trajtimi mjekësor në kohën e duhur kur ishte i sëmurë me nje grip të rëndë. Ai e mori trajtim të nevojshëm vetëm pas thirrjeve të diplomatëve rusë. Ambasada vuri në dukje se gjendja shëndetësore e Bout është përmirësuar.

“Sapo doli informacioni rreth sëmundjes së V.A Bout (i cili është dënuar në mënyrë të paligjshme me 25 vjet burg), diplomatët menjëherë kontaktuan administratën e burgut Marion dhe kërkuan që t’i jepnin atij kujdesin shëndetësor të nevojshëm. Për fat të keq, ai nuk e mori në kohë ndihmën e nevojshme … Falë përpjekjeve tona, gjendja e tij shëndetësore është normalizuar “, thuhet në deklaratë.

Të martën, gruaja e Bout, Alla tha për Sputnik se atë e kishte kapur një grip i rëndë dhe i ishte thënë se kontrolli mjekësor do ti jepej vetëm dy javë më vonë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne