Rusia konfirmon vdekjen e parë nga koronavirusi

Rusia ka konfirmuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi i ri.

Një grua e moshuar që ishte infektuar me koronavirusin Covid-19 vdiq në një spital në Moskë, njoftoi ekipi special i urgjencës i krijuar për të parandaluar përhapjen e virusit në vend.

“Pacientja 79-vjeçare ishte shtruar në spital më 13 mars, por me insistimin personal të të afërmve të saj, ajo më 14 mars shkoi në një spital privat për trajtim. Pasi pranoi testet pozitive nga infeksioni me koronavirus, ajo menjëherë ishte transferuar në spitalin e sëmundjeve infektive”, thonë nga ekipi special.

Gjithashtu bëhet e ditur se gruaja kishte disa sëmundje kronike, të cilat ndërlikuan trajtimin./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne