Rusia: Ndërhyrja e huaj në Iran është e dënuar dhe e papranueshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të hënën ka reaguar ndaj qëndrimeve të fundit të Amerikës dhe të disa aleateve të saj duke përfshirë edhe regjimin sionist, pas protestave në disa qytete të Iranit dhe me anë të një deklarate ka theksuar se ndërhyrja e huaj në Iran është e dënuar dhe e papranueshme.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ditët e kaluara disa grupe të qytetarëve iranianë në qytete të ndryshme kanë organizuar protesta për shkak të mos zbatimit të përgjegjësisë së disa bankave dhe institucioneve financiare kredidhënëse, si dhe për shkak të rritjes së çmimeve dhe dobësisë së qeverisë në fushën e inspektimit. Disa prej këtyre protestave janë shfrytëzuar nga grupe opurtuniste dhe janë shndërruar në trazira. Funksionarët amerikanë dhe ata të regjimit sionist si dhe mediat e huaja duke keqshfrytëzuar këto protesta qytete, kanë bërë përpjekje që t’i drejtojnë këto protesta drejt krijimit të trazirave të gjera. Ndërkohë presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në takimin me kryetarët e komisioneve parlamentare të Parlamentit Islamik të Iranit, ka thënë se armiqtë e popullit iranian sidomos Amerika dhe regjimi sionist nuk mund t’i durojnë sukseset dhe progresin e Iranit, prandaj mundohen të shfrytëzojnë çdo rast për hakmarrja ndaj popullit iranian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne