Rusia njofton tërheqjen e 34.000 terroristëve të YPG/PKK-së

Yuriy Borenkov, drejtues i Qendrës së Pajtimit të Palëve në Siri [qendra është krijuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë] në një deklaratë ka vlerësuar implementimin e Memorandumit të Mirëkuptimit Turqi-Rusi, duke thënë se pala ruse i ka plotësuar kushtet e parashikuara në memorandum.

“Pala ruse i ka zbatuar të gjitha masat e parapara në Memorandumin e Mirëkuptimit të arritur në datën 22 tetor 2019 ndërmjet Turqisë dhe Rusisë. Deri në orën 18.00 të datës 29 tetor 68 njësi ushtarake të YPG-së, të përbëra nga 34 mijë vetë, së bashku me më shumë se 3 mijë armë dhe pajime ushtarake janë tërhequr në thellësinë 30 km nga vija e kontaktit me Forcat e Armatosura Turke”,- ka thënë Borenkov.

Gjithashtu Borenkov tha se forcat e regjimit të Beshar Esadit kanë ngritur 84 posta kufitare në kufirin Siri-Turqi, nga të cilat 60 ndodhen në provincën Kamëshllë (Kamışlı), kurse 24 ndodhen në Ayn al-Arab (Kobani).

Duke filluar që nga data 23 tetor 2019 policia ushtarake ruse ka patrulluar në zonën e sigurt, brezi i tokës me gjerësi 10 km përgjatë kufirit me Turqinë, saktësisht në linjën Xherabulus-Koran, Kamëshllë-Fakira dhe Kamëshllë-Simalka, ka sqaruar më tej Borenkov, ndërsa ka shtuar se edhe pala turke i ka informuar ata për të gjitha veprimet ditore që kryen në kuadër të implementimit të memorandumit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne