Rusia nxjerr S-500 kundër avionëve F-35 në Izrael?

I aftë për të interceptuar dhe goditur raketat ndërkontinentale, sistemi anti-raketor rus S-500 do të hyjë në shërbim “së shpejti” për të luftuar avionët F-35 të SHBA, në një kohë që sipas sajtit Avia.Pro, Shtetet e Bashkuara, po ndërtojnë një kompleks prej disa mijëra metrash katrorë në Izrael ku do të jenë hangarë të destinuar për të akomoduar avionët F-35 amerikanë.

Ky informacion nuk mund të mos provokojë një reagim rus, veçanërisht pasi ky dislokim bëhet disa kilometra larg nga baza ajrore ruse Hmeimim në Latakia. Sistemi i ri rus i mbrojtjes ajrore S-500 do të vendoset “së shpejti” në shërbimin ushtarak, tha zëvendëskryeministri rus Yuri Borisov. Në fillim të tetorit, e përditshmja ruse Izvestia njoftoi se ushtria ruse e kishte testuar sistemin S-500 në Siri. Me nofkën “Prometeu”, sistemi rus S-500 pritet të jetë përgjigjja e Moskës për avionin amerikan F-35 që tashmë ka hyrë në shërbim. I krijuar për të shkatërruar raketat balistike, S-500 ka një interval prej 500 deri në 600 km për të arritur objektivat në një lartësi prej 40 km. S-500 mund të godasë raketa balistike që lëvizin me një shpejtësi prej 5 deri në 7 km në sekondë. Në përgjithësi, S-500 do të përdoret vetëm për të goditur objektivat më të rëndësishëm, siç janë raketat balistike ndërkontinentale, avionët AWACS dhe aeroplanët zhurmues./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne