Rusia paralajmëron ashpër SHBA-të

Rusia ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të hakmerret, nëse forcat qeveritare të Sirisë sulmohen nga milicia siriane në lindje të vendit, që mbështeten nga SHBA-të.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, i ka bërë këto komente, pesë ditë pasi forcat ushtarake siriane në provincën Deir al-Zur janë sulmuar dy herë me mortaja dhe raketa nga militantët e përkrahur nga SHBA-të, duke plagosur disa ushtarë sirianë. “Një përfaqësues i komandës amerikane në bazën ajrore Al Udeid, në Katar, u njoftua në formë të ashpër se sulmet nga zonat ku ndodhen luftëtarët e Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) do të përballen me sulme të ashpra të Rusisë,” tha Konashenko në një deklaratë. Ai tha se nëse sulmet përsëriten, “pozicionet e zjarrit në këto zona do të shkatërrohen menjëherë me të gjitha armët e disponueshme”. Konashenkov tha se Rusia dyshon se SDF është duke bashkëpunuar me ISIS-in në Deir al-Zur dhe jo duke luftuar me atë, duke përmendur transferimin e elementëve të ISIS nga Rakah për të bashkuar forcat kundër forcave siriane në Deir al-Zur. “Militantët e SDF punojnë në të njëjtat objektiva si terroristët e ISIS. Dronët rusë dhe inteligjenca nuk kanë regjistruar asnjë konfrontim midis ISIS dhe militantëve të SDF”, tha ai. Vërejtjet e tij erdhën pas shqetësimeve se mund të ketë përballje në mes të forcave të mbështetura nga Rusia dhe atyre të mbështetura nga SHBA-të./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne