Rusia reagon ndaj nismës së ShBA-së në Siri, i del në krah Turqisë

Rusia reagoi ashpër ndaj nismës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të formuar të ashtuquajturën ushtri të përbërë nga elementë PKK/PYD-së.

Duke paralajmëruar ShBA-të se kjo mund të rrezikojë integritetin territorial të Sirisë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se “Nga ShBA-të presim shpjegim të detajuar në lidhje me çështjen”.

Në fjalën e mbajtur në konferencën e tij vjetore për shtyp në Moskë, Sergey Lavrov vuri në dukje problemet e mundshme që mund të shkaktonte plani i ShBA-ve, ndërsa shtoi se Turqia duhet të vendosë sa më parë pikën e saj të vrojtimit në qytetin Idlib të Sirisë.

“Ne pamë progres në Siri”,- deklaroi Lavrov,- ndërsa vijoi duke thënë se aktualisht së bashku me Turqinë dhe Iranin janë duke bërë përgatitje për një kongres kombëtar, i cili do të mbledhë në një vend palët në Siri.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov gjithashtu tha se shpreson që ky dialog kombëtar të ndihmojë procesin e Gjenevës për vendosjen e paqes në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne